Site icon Telegrafi

Stupcat po vijnë në një televizion të ri?

Grupi i njohur i humorit “Stupcat”, vazhdojnë të mbeten ndër humoristët më të pëlqyer në vend.

Ata gjenden çdo javë pranë fansave përmes serialit “Egjeli”, me të cilin kanë fituar zemrat e publikut tash e sa vite.

Vedat Bajrami, Osman Azemi e Mensur Safqiu janë gjithashtu mjaft të ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Me skeçet e tyre që publikojnë në Facebook dhe Instagram, ata arrijnë të bëjnë për vete mijëra ndjekës nga rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth serialit 'Egjeli'

 

Deri më tani, hit seriali “Egjeli’ është publikuar vetëm online në platformën “Gjirafa”, por duket se së fundmi janë gati edhe drejt një bashkëpunimi me një telvizion.

Kështu së paku lë të mendohet nga fotografia e fundit e publikuar nga Ermal Panduri, drejtor i RTV Dukagjinit, i cili shfaqet nën shoqërinë e aktorit Vedat Bajrami.

Foto: Ermal Panduri/InstaStory

“Sezona e verës nuk ka filluar ende”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, dikur duke dashur të paralajmërojë diçka të re për verën që po vjen.

Sido që të jetë, mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim të ri mes “Stupcave” dhe RTV Dukagjinit për transmetimin e serialit “Egjeli”. /Telegrafi/

Exit mobile version