Në Kosovë sot (e diele) po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2017.
Shumë qytetarë kanë hedhur votën e tyre sot, ndërsa ta edhe shumë fytyra të njohura publike.
Në rrjetet sociale, shumë prej emrave të njohur kanë deklaruar se kanë kryer procesin e votimit, ndërsa me kureshtje presin rezultatet.
Grupi i njohur humoristik “Stupcat” kanë treguar se po e presin në një mënyrë mjaft interesante rezultatin final.
Ka qenë aktori Osman Azemi, ai i cili ka publikuar një fotografi të tre djelmoshave në Facebook, ku shfaqen në bregdet, të mbuluar me rërë deri në fyt, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë shkruan: “Votimin e kryjtem, tash po i presim rezultatet. Ju ftojmë të gjithëve me dal me votu, për të mirën e vendit tonë. Të duam Kosovë”(sic.). /Telegrafi/