Jemi mësuar që në çdo fundvit ata t’i shohim në ekranet televizive duke na argëtuar me humorin e tyre.
Por këtë vit grupin humoristik “Stupcat” nuk do t’i shohim jo vetëm ne ekranet televizive por as në skeçet që dikur nxirrnin përmes DVD apo YouTube.
Duket se arsyeja e mospranisë së tyre në asnjërin nga televizionet kosovare është çmimi i lartë që ata i kanë vë vetes.
Ditë më parë Magazina.al, kishte raportuar se “Stupcat” i kishin kërkuar mijëra euro televizionit publik për të qenë pjesë e emisionit festiv të fundvitit, RTK-ja i kishte refuzuar duke e konsideruar si një shumë mjaft të lartë dhe të papërballueshme për ta.
Kështu “Stupcat” duke i rritur vetit çmimin, e kanë “bojkotuar” veten duke mos qenë pjesë e programeve festive.