Telegrafi

Stupcat me një skeç ironizues për taksën 100 për qind: Zhivko dhe Ramadani argumentojnë qëndrimet pro dhe kundër

Kosova ka muaj të tërë që i ka vendosur taksa prej 100 qind mallrave me origjinë serbe.

Pas një sërë veprimesh të shtetit të Serbisë që cenonte sovranitetin e vendit tonë, por edhe të mbrojtjes së prodhimeve vendore, institucionet tona morën një vendim të tillë.

Por, kjo ka bërë që të bëhen edhe skeçe të ndryshme televizive dhe nuk bën përjashtim as grupi i humoristik, “Stupcave”.

Në fakt, Vedat Bajrami paraqitet si një shqiptar me emrin Ramadan gjersa Mensur Safqiu, si pjesëtar i komunitetit serb, Zhivko ndërsa Osman Azemi si zyrtar shtetëror.

E gjithë skena zhvillohet “para” përfaqësueseve ndërkombëtar teksa shqiptari arsyetohet pse s’duhet të hiqet taksa gjersa serbi pse duhet të bëhet një veprim i tillë.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme. /Telegrafi/