Një fotografi e publikuar në faqen e Stpucave në Instagram, e shfaq treshen e famshme në role mjaft interesante.
Vedat Bajrami dhe Osman Azemi janë të veshur me kostume si stjuardesa – me fund të zi, ndërsa pjesa e sipërme është e kuqe.
Në mes tyre ndodhet aktori tjetër, Mensur Safçiu, i cili paraqitet në rolin e pilotit.
“Gati për të fluturuar me pilotin më të mirë”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.
Si gjithmonë, Stupcat vazhdojnë të jenë atraktivë për publikun e gjerë. /Telegrafi/