“Daja Shaban” quhet skeçi i radhës i humoristëve më të pëlqyer të viteve të fundit, Stupcat.
Shabani që portretizohet nga Vedat Bajrami, është ‘zyrtar i lartë në Ministri’.
LEXO PO ASHTU: Shpend Ahmeti sfidon “Stupcat” në aktrim
Me sarkazmin e tyre, ata prekin temat e nepotizmit, paaftësinë e punëtorëve të angazhuar në pozita të ndryshme në institucionet vendore.
Njëherësh, aty preket edhe tema e konkurrimit dhe “kushtet” që duhet të plotësojë një kandidat për t’u pranuar në punë. Për më shumë ndiqeni videon. /Telegrafi/