Në Prishtinë lansohen sot dy video të përgatitura nga grupi i njohur homoristik kosovar kundër dukurisë së korrupsionit e cila e është mjaft e theksuar në shoqërinë kosovare. Këto projekte vijnë sme ndihmën e UNDP-së.
Grupi humoristik “Stupcat” do të publikojnë sot dy video skeçe humoristike kundër korrupsionit. Ky projekt vjen si rezultat i bashkëpunimit disavjeçar mes Stupcave dhe UNDP-së (Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)në fushën e luftimit të korrupsionit. Videot e reja do të lansohen sot më 29 shtator, në kafe “Union”, prej orës 19:00.
Sipas UNDP-së, ideja e bashkëpunimit me Stupcat, për të krijuar video të shkurta mbi korrupsionin në shoqërinë tonë, ishte e thjeshtë që mesazhi nëpërmjet humorit kuptohet më lehtë.
Shqipe Neziri-Vela, menaxhere e projektit Anti-Korrupsion në UNDP, ka deklaruar se korrupsioni nuk është çështje që duhet të banalizohet me humor, mirëpo është humori që na ndihmon të kuptojmë se në sa situata banale ne gjindemi për çdo ditë – kur flitet për korrupsion.
“Fakti që korrupsioni ka kapluar gati çdo pjesë të jetës së qytetarëve, vërtetohet nëpërmjet sondazheve të ndryshme që i realizojmë. Mirëpo, një lajm i mirë është se edhe qytetarët po vetëdijsësohen dhe po reagojnë kundër korrupsionit”, është shprehur Shqipe Neziri-Vela.
“Me grupin Stupcat kemi bashkëpunuar edhe më herët dhe gjithnjë jemi ndarë të kënaqur me dedikimin dhe vullnetin e tyre në projekte të tilla. Stupcat i falënderoj dhe shpresoj se do të bashkëpunojmë, të qeshim, dhe me punën tone të bëjmë dallim për të mire edhe në të ardhmen”, thotë Petrit Skenderaj, këshilltar anti-korrupsion në projektin SAEK.
Videot janë rezultat i bashkëpunimit në mes të Projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe Stupcave. Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-se mbeshtetet nga Zyra Zvicerrane per Bashkëpunim dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës. /Kultplus/Telegrafi/