Festat e fundvitit tashmë janë afruar, me ç’rast kanë filluar edhe përgatitjet. Në televizione tashmë kanë nisur xhirimet për Vitin e Ri.
Me këto përgatitje po merret edhe RTK-ja, të cilët kanë menduar që për ndërrimin e moteve, shikuesit e vet t’i argëtojnë me grupin humoristik Stupcat.
Por një gjë e tillë po del të jetë e pamundur. Magazina.al, merr vesh se aktoret e njohur kanë kërkuar hiq me pak së 35 mijë euro që të jenë pjesë e programit festiv të RTK-së.
Pas kësaj shumë marramendëse, televizionin publik ka hequr dorë që Stupcat të bëjnë emision argëtues.
Se ku do i shohim humoristët e njohur për netët festive, mbetet të mësohet në ditët në vijim.