Telegrafi

‘Stupcat’ me humor e këngë përkrahin Përfaqësuesen e Kosovës para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut

Aktori i popullarizuar shqiptar, Vedat Bajrami, tashmë njihet si një tifoz i flaktë i ekipit përfaqësues të Kosovës.

Ai në qershor ka marrë certifikatë për ndërmjetësim nga Federata e Futbollit të Kosovës që ia mundëson të ushtrojë rolin e ndërmjetësuesit të lojtarëve.

Duke qenë se sot zhvillohet një ndeshje mjaft e rëndësishme mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i njëjti ka realizuar një video të veçantë bashkë me miqtë e tij të ngushtë, njëherësh aktorët: Mensur Safqiu dhe Osmani Azemi.

Ata kanë bërë një video së bashku, ku kanë transformuar një tekst dhe kanë kënduar në zhanrin ‘tallava’.

Lexo po ashtu Blero reagon para ndeshjes së Kosovës me Maqedoninë e Veriut: Fitore apo humbje, ia kemi për borxh Fadil Vokrrit të bëjmë maksimumin

“Sonte Kosovë është nata jote, luj ti luj, mbyte maqedonin gola, luj ti luj, luj për Dardaninë, mos u ndal aspak, jepja Maqedonisë dy tri copa, pak o nga pak”.

“Ne bijtë e tu Kosovë”, ka qenë mbishkrimi krahas videos së tij.

‘Stupcat’ me humor e këngë përkrahin Përfaqësuesen e Kosovës para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut (Foto: Instagram)

Loja mes ‘Dardanëve’ dhe Maqedonisë së Veriut është e vlefshme për gjysmëfinalet e play-offit të Ligës së Kombeve për kualifikimin e “EURO 2020”. /Telegrafi/