Digitalb sjell për herë ta parë në një skenë aktorët e famshëm shqiptarë: Ermal Mamaqin, Vedat Bajramin dhe Salsano Rrapin, të cilët tashmë dihet se janë ndër aktorët komikë dhe më të dashur të Kosovës dhe Shqipërisë.
Me mbi 30 aktorë, mbi 400 figurantë, me dhjetëra kostume e objekte të epokës, Digitalb do të prezantojë serialin e ri “Skandërbeg”.
I cilësuar si një prej serialeve më serioze dhe unikë të prodhuar ndonjëherë në Ballkan, e kjo sipas kompanisë së distribucionit “Mercury Films”, e cila tashmë ka marrë përsipër edhe distribucionin ndërkombëtar.
Seriali “Skandërbeg” nuk është risi vetëm në tregun e Ballkanit, por edhe në atë ndërkombëtar – pasi pothuajse nuk ekziston ndonjë serial televiziv i cili trajton këtë periudhë të Mesjetës.
Për realizimin e këtij seriali, për herë të parë ndërtohet një skenografi/butafoni interier dhe eksterier i këtyre përmasave për një produkt televiziv shqiptar, e kjo pas 90 viteve.
Digitalb sjell për herë ta parë në një skenë aktorët e famshëm shqiptarë: Ermal Mamaqin, Vedat Bajramin dhe Salsano Rrapin, të cilët tashmë dihet se janë ndër aktorët komikë dhe më të dashur të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ndër aktorët e tjerë që do të jenë pjesë të ketij seriali të zhandrit komedi, janë edhe Laert Vasili, Mensur Safqiu, Jonida Vokshi, Amos Zaharia, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Vin Bejleri, Marin Orhanasi, Ergys Çerkezi, Romis Zalla, Valina Muçolli, Kristi Çavo dhe Eva Murati. Mirëpo me pjesëmarrje speciale do të jetë Zyliha Miloti.
Në ekipin realizues të këtij seriali unik fshihet një staf profesionistësh ndërkombëtar, regjisor i të cilit është Adam Pray nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pjesa tjetër e stafit, e cila përbëhet nga drejtor fotografie si Andy Ryszewski nga SHBA dhe Johann Schmechal nga Gjermania, grafer është Jean Marc Schablin nga Gjermania dhe mjeshtër të audios janë, Justin Walls nga SHBA dhe Darko Spasovski nga Maqedonia.
Digitalb ka menduar edhe për një krijim muzikor në kuadër të këtij seriali, për të cilin do të përkujdeset një muzikant me famë botërore, një prej ish anëtarëve të grupit të famshëm ndërkombëtar “Beirut”, Jeremy Barnes.
Seriali do të jetë një komedi e bazuar mbi karakteret dhe situatat, një komedi me të qeshura artificiale, sipas standardit të trendëve bashkëkohore të prodhimit të serialeve.
Duke i ditur të gjitha këto, bashkëpunimin e tyre dhe ekipin realizues, s’ka si të mos ketë ky serial një tematikë të veçantë. Ngjarja zhvillohet në mesjetën e hershme, në shekullin 15, një periudhë e trajtuar pak ose thuajse aspak në seriale televizive.
Një kështjellë arë-bërë e rrethuar nga një pasha i egër (aktori Mensur Safqiu), një komandant i kështjellës, Kont Urani (aktori Vedat Bajrami) dhe ndihmësi i tij, Prifti (aktori Ermal Mamaqi) të cilët shpresojnë tek ndihma e Gjergj Kastriotit. Kur marrin vesh që Gjergji nuk do të ndryhet në kala, por do të qëndrojë në male për të sulmuar turqit pas shpine, situata në kështjellë bëhet edhe më dramatike. Ata duhet t’i mbijetojnë të gjitha trukeve e sulmeve të turqve, ndërkohë të sigurojnë që jeta në kështjellë të vazhdojë normalisht, me të papritura.