Telegrafi

Stuhia Tropikale “Elsa”: Kuba “tundet” ndërsa stuhia lëviz drejt Floridas

Pasi shkaktoi shkatërrime në Karaibe, Stuhia Tropikale “Elsa” po lëviz në veri drejt Florida Keys.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 100,000 njerëz në Kubë u evakuuan përpara se “Elsa” të godiste të hënën, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe “reshje shiu”.

Në ditët më parë, stuhia kaloi mbi Republikën Dominikane dhe Shën Lucia, duke vrarë tre njerëz.

Zyrtarët në Florida kanë thënë se ata janë “shumë shpresëdhënës” që nuk do të duhet të ndërpresin përpjekjet e shpëtimit në vendin e një ndërtese të shembur në Miami.

Prishja e bllokut të banesës pjesërisht të shembur kishte ndodhur, nga frika se “Elsa” mund të rrëzonte ndërtesën në një mënyrë të pakontrolluar.

Ndërkohë thuhet se stuhia pritet t’i afrohet Florida Keys të martën.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së (NHC) tha të hënën se Elsa kishte erëra të qëndrueshme maksimale prej 85 km/h, ndërsa lëvizte në veri me 20 km/h.

Ndërsa deri në orën 21:00, Elsa ishte zhvendosur drejt Gjirit të Meksikës. /Telegrafi/