Stuhia Tropikale “Elsa” të dielën ishte afër Kubës lindore, duke sjellë shi të madh dhe erëra të forta në ishullin e Karaibeve, ndërsa Xhamajka dhe ishujt e tjerë ishin ende duke u ndeshur me pasojat.
Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) e SHBA tha se erërat maksimale të qëndrueshme ishin afër 95 kilometra në orë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Qendra e Elsa ishte afër Kubës lindore, tha NHC. Ishte rreth 65 milje (65 km) në jug-juglindje të Cabo Cruz në Kubë në 2 pasdite dhe duke shkuar në veriperëndim.
Stuhia supozohet se do të sjellë 13 deri në 25 cm shi në Kubë, me disa vende që “marrin” deri në 38 cm.
NHC me bazë në Miami paralajmëroi se shiu mund të çojë në përmbytje të shpërndara dhe rrëshqitje të baltës, disa prej të cilave mund të jenë të rrezikshme. /Telegrafi/