Zvicra pa një nga reshjet e saj më të mëdha të reshjeve gjatë një stuhie që shkaktoi përmbytje dhe kaos udhëtimesh të martën në kryeqytetin e saj financiar, Cyrih.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 4 centimetra shi ra në Cyrih brenda natës dhe mbi 3.1 centimetra shi ra në 10 minuta në Waldegg, pak jashtë qytetit, tha transmetuesi SRF.
Kjo vlerësohet si diçka e madhe, krahasuar me rekordin 4.11 centimetra që ra në 10 minuta në Lozanë gjatë një stuhie në gusht 2018.
#zürich #unwetter #13july2021 #altstetten pic.twitter.com/H3DfjQ8xTk
— biaslot (@biaslot) July 13, 2021
Impressionen aus Zürich-Altstetten #Unwetter pic.twitter.com/U7D2mym01C
— Tim Kiser (@kiser__tim) July 13, 2021
Si pasojë, seksionet e rrjetit të autobusëve dhe tramvajit të Cyrihut u ndaluan sepse pemët e rëna bllokuan linjat dhe disa rrugë u përmbytën.
Seriously heartbreaking ?? #zürich #käferberg pic.twitter.com/hGBO7tu0YC
— Isla Munro (@eatworkkite) July 13, 2021
Së paku deri më tani, autoritetet e qytetit nuk dhanë detaje për ndonjë lëndim ose vdekje.
Gefühlt war das Unwetter gestern in Zürich das heftigste was ich bislang erlebt habe. #gewitter #Zuerich #Unwetter pic.twitter.com/IF0CWdHAg0
— Boris Tomasi (@BorisTomasi) July 13, 2021
“Unë dola për një shëtitje në mëngjes herët dhe shiu thjesht nuk ndalonte. Kishte pemë të mëdha që ishin rrëzuar gjatë natës, ishte me të vërtetë e frikshme”, ka thënë banorja e Cyrihut, Jessica Adams për Reuters.
Noch ein paar Zahlen und Karten zur #Unwetternacht:
* #Windspitzen bis über 100 km/h
* rund 9000 #Blitze
* örtlich innerhalb von 10 Minuten bis 30 mm #RegenWeitere MeteoNews unter https://t.co/2HbU97BwMO pic.twitter.com/4IJHSfyo07
— MeteoNews (@MeteoNewsAG) July 13, 2021
Ndërkohë vënë në pah mediat, kantoni jugor i Wallis paralajmëroi njerëzit të qëndrojnë larg lumenjve ndërsa nivelet e ujit u rritën.
Ndërsa shërbimi Meteo në SRF tha që shiu i mëtejshëm ishte parashikuar dhe se përmbytjet kishte gjasa të përkeqësohen, veçanërisht rreth liqeneve dhe lumenjve, duke paralajmëruar rrëshqitje të tokës. /Telegrafi/