Telegrafi

Stuhia Pia godet Britaninë e Madhe, piloti mezi arrin ta zbret aeroplanin në pistën e aeroporti nga erërat që frynin me 130 km/h

Një stuhi e fuqishme ka goditur Britaninë e Madhe dhe një pjesë të Francës në prag të festave të fundvitit.

Bëhet fjalë për stuhinë Pia e cila ka sjellë erëra të fuqishme që fryjnë me shpejtësi prej 130 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

E duke marrë parasysh se jemi në prag të festave të fundit kur edhe rritet numri i pasagjerëve në mbarë botën që vizitojnë më të dashurit e tyre, kjo stuhi ua ka vështirësuar paksa punën autoriteteve britanike në aeroporte.

Madje në aeroportin e Birminghamit erërat ishin aq të fuqishme, sa që piloti mezi arriti ta zbriste në pistë aeroplanin, të cilin erërat e frynin herë në të majtë e herë në të djathtë.

Megjithatë, falë përvojës së pilotit, aeroplani ka zbritur në pistë pa ndonjë problem. Nga kabina është e ditur se asnjëri nga pasagjerët që gjendej në fluturake nuk është lënduar. /Telegrafi/

@dailymailuk A pilot struggled to land a plane at Birmingham Airport as Storm Pia brings 80MPH winds to the UK, threatening to disrupt the Christmas getaway for people across the UK #planelanding #planes #planespotting #fyp #news #storm #wind #windy #stormpia #bigjettv #stormy #uknews #ukweather ♬ original sound – Daily Mail UK