Pjesa qendrore e Norvegjisë është goditur nga stuhia Ingun, më e forta në 30 vitet e fundit.
Në disa pjesë fryjnë erëra me forcë uragani, deri në 180 kilometra në orë. Shërbimi Meteorologjik ka ngritur alarmin më të lartë, të kuq.
Zëdhënësi i policisë së Troendelagut, Bjornar Gasvik, i tha agjencisë norvegjeze të lajmeve NTB, se agjencia e sigurisë publike mori midis 40 dhe 50 raporte nga njerëz të prekur nga stuhia gjatë natës, dhe se priten të tjera sot.
Morning all,
the recent Storm Ingunn has caused significant impact in Norway, with winds recorded at over 108mph. The accompanying video, courtesy of woldcysttransport, was captured in Frøya, Norway.
Make sure you turn up your sound for this video, of the storm's deafening… pic.twitter.com/9uQVJli5iv— Kernow Weather Team (@KWTWeather) February 1, 2024
Në verilindje të Bergenit, qyteti i dytë më i madh i Norvegjisë, një autobus me 14 pasagjerë doli nga rruga, por policia tha se nuk kishte të lënduar.
Disa zona u përmbytën dhe linjat ajrore dhe tragetet pezulluan përkohësisht punën. Disa shkolla janë mbyllur dje dhe sot, si dhe rrugë, tunele dhe ura.
Zyrtarët thonë se është ende herët për të vlerësuar shkallën e dëmit material.
the crazy storm in norway continues
(don’t miss the audio) pic.twitter.com/zzz8IRCxAH
— Hugo Korhonen ❄️ (@hugoraphy) January 31, 2024
Erërat e forta uragane frynë gjatë natës edhe në Suedi. Agjencia suedeze Meteorologjike ka lëshuar një paralajmërim të kuq për pjesën perëndimore të qarkut Norbottens, i cili kufizohet me Norvegjinë.
Stuhia goditi të njëjtën zonë si uragani në natën e Vitit të Ri 1992, i cili ishte një nga stuhitë më të forta në historinë e Norvegjisë, shkruan gazeta VG. /Telegrafi/