Site icon Telegrafi

Stuhia e rërës bën kërdi në Indi, mbi 20 të vdekur (VIDEO)

Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një stuhie të fuqishme rëre, e cila ka goditur serish Indinë.

Numri i përgjithshëm i viktimave si pasojë e stuhisë së rërës është ngritur në 157.

Stuhia ishte përcjellë me shpejtësi prej 70 kilometra në orë dhe ka shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe rrëzoi shumë pemë dhe largpërçues në shtetin federal Utar Pradesh, në veri të Indisë, njoftuan autoritetet, përcjell Telegrafi.

Në pjesë të ndryshme të këtij shtetit, kanë humbur jetën të paktën 9 persona dhe 23 janë lënduar.  Në Nju Delhi nga stuhia kanë humbur jetën dy persona dhe 18 janë lënduar, transmeton agjencia PTI.

Stuhia ka përfshirë edhe pjesët perëndimore dhe jugore të Indisë.

Ndërkaq, javën e kaluar së paku 95 njerëz kanë mbetur të vdekur nga stuhia e pluhurit të ashpër që ka goditur Indinë.

Stuhia kishte ndërprerë rrymën, çrrënjosur pemët, si dhe kishte shkatërruar shtëpitë duke lënë të ngordhura edhe bagëtitë.

Exit mobile version