Site icon Telegrafi

Stuhia e paprecedentë në Stamboll, katër të vdekur – pamje dhe detaje të reja rreth kaosit të krijuar atje

Për shkak të kushteve të rënda të motit në Stamboll, në Republikën e Turqisë, katër persona kanë humbur jetën dhe 19 janë lënduar.

Zyra e guvernatorit në Stamboll, duke cituar të dhëna nga Zyra e Situatave të Emergjencave (AFAD), tha se katër persona ishin vrarë, duke përfshirë një shtetas të huaj, përcjell Telegrafi.

Mësohet se kanë mbetur të plagosur 19 persona, ndër të cilët tre me lëndime të rënda ndërkohë që shërbimet kompetente punojnë me përkushtim në terren.

Sipas mediave të huaja, gjatë ditës kur ndodhi stuhia e paprecedentë – të hënën – Bosfori ishte mbyllur për trafikun detar dhe as tragetet nuk lëviznin.

Veç kësaj, edhe disa fluturime të Turkish Airlines janë devijuar drejt qyteteve të tjera.

Stuhia shkaktoi kaos në metropolin prej 15 milionë banorësh – të paktën tetë persona u lënduan në qytete të tjera për shkak se era rrëzoi një kullë sahati, shkuli pemët, por edhe përmbysi automjetet. /Telegrafi/

Exit mobile version