Banorëve në pjesën më të madhe të Holandës iu tha të qëndronin brenda, pasi një stuhi e rrallë verore goditi bregdetin holandez këtë mëngjes, duke shkaktuar erëra që lëvizin me shpejtësi deri në 145 kilometra në orë, dhe duke ndërprerë rëndë transportin ajror dhe hekurudhor.
Instituti Kombëtar Meteorologjik ka lëshuar nivelin më të lartë të paralajmërimit për banorët e provincës Noord-Holland, e cila përfshin Amsterdamin, duke u kërkuar atyre që të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të thërrasin shërbimet e urgjencës në situata kërcënuese për jetën, transmeton Telegrafi.
Impressionante beelden in #Nederland! Storm #Poly zorgt ervoor dat de situatie op de weg levensgevaarlijk is. Bomen vallen om onder de beukende wind van 9 tot 11 BFT en windstoten tot 140 km/u (locatie Uitgeest op A9). Er is een level 3 actief vanuit onze weerdienst. Blijf… pic.twitter.com/slxazDMBhd
— NoodweerBenelux (@NoodweerBenelux) July 5, 2023
Stuhia, e quajtur Poly, është më e keqja në Holandë gjatë muajve të verës dhe më e forta që nga janari 2018, njoftoi agjencia e motit Weeronline.
Pfff!😵💫😱
Mijn vader net aan de telefoon (vrachtwagenchauffeur momenteel in Alkmaar)"
Hij: "Je gelooft je ogen niet, wat ik hier meemaak, dat is echt NIET normaal heel veel bomen vielen achterelkaar op de weg!"
#storm #Poly pic.twitter.com/oDrE1XdBv5— Ester de Jong. (@EsterdeJong92) July 5, 2023
Stuhitë e forta në Holandë zakonisht ndodhin midis tetorit dhe prillit. Stuhia e fundit e madhe verore e vendit ishte në vitin 2015, dhe ishte e para në më shumë se një shekull.
#poly 🙈 pic.twitter.com/TLZ2XT11v0
— Natas🌸 (@_xNatas_) July 5, 2023
Televizioni lokal AT5 raportoi se dy persona u lënduan në Amsterdam kur pemët ranë mbi veturat e tyre.
Bij de Uitwatering…#storm #StormPoly #poly #CodeRood #Katwijk pic.twitter.com/R0ASqrPd7f
— Arnout Vos (@arnoutvos) July 5, 2023
Aeroporti Schiphol i qytetit, një nga qendrat më të ngarkuara të Evropës, ka anuluar më shumë se 300 fluturime, tha një zëdhënës dhe trafiku pritet të kufizohet të paktën deri në orën 15:00.
Impressive sting jet can be seen on radar as heavy rain from #StormPoly batters the Netherlands this morning. Wind gusts over 140 km/h #Sturm #Poly pic.twitter.com/NOzUQKmqhv
— Zoom Earth (@zoom_earth) July 5, 2023
Operatorët hekurudhor NS dhe Arriva pezulluan të gjitha shërbimet në veri të vendit dhe autostrada në veri të Amsterdamit u mbyll për shkak të pemëve të shkulura. /Telegrafi/