Gjermania është përfshirë nga një stuhi e fortë me shpejtësi ere deri në 152 km/orë.
Aeroporti i Hamburgut gati është mbyllur, kurse ai i Frankfurtit ka ndërprerë shumë fluturime.
Në shumë rajone hekurudhat janë bllokuar për shkak të drurëve të rrëzuar, në disa rajone madje ka mungesë të rrymës elektrike, raporton dw.
Dëmet materiale nga stuhia ende nuk janë llogaritur, por priten të jenë të mëdha.
Forcat e shpëtimit në shumë qytete kanë qenë gjatë gjithë natës në shërbim. Aktualisht policia u bën thirrje banorëve të qëndrojnë nëse munden në shtëpi.
Në landin Renani Veriore-Vestfali sot janë mbyllur shkollat. Të enjten priten reshje të mëdha, ndërsa natën e së shtunës një stuih tjetër pritet të kalojë në veriun dhe Gjermaninë e mesme. /Telegrafi/