Një mot i ligë me stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm ka përfshirë Pejën sot në orët e mbrëmjes së të shtunës.
Shiu i rrëmbyeshëm që ka përfshirë qytetin e Pejës sonte ka bërë që të vështirësohet qarkullimi në këtë qytet, pasi shumica e rrugëve janë vërshuar nga uji, të cilat u ngjajnë lumenjve, transmeton Telegrafi.
Pamje nga qendra e qytetit e mbuluar me ujë
Shiu është shoqëruar edhe me erëra të fuqishme, që bashkë me vërshimet e ujit mund të kenë shkaktuar dëme të mëdha materiale në këtë qytet.
Uji ka mbuluar edhe ulëset në qytet
Era e fortë ka thyer edhe degët e drunjve në qytet
Videot e siguruara nga Telegrafi tregojnë më së miri gjendjen në këtë qytet./Telegrafi/