Site icon Telegrafi

Studiuesit pretendojnë se alkooli mund të përshpejtoj plakjen

Pirja e tepërt e alkoolit ju plak vërtet, thonë studiuesit.

Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit besojnë se çdo gjë më shumë se pesë gota verë në javë përshpejton orën biologjike të trupit.

Ekspertët ekzaminuan të dhënat nga gati 250 mijë njerëz dhe zbuluan se ata që pinin mbi pesë gota verë në javë kishin telomerë më të shkurtër.

Telomeret janë kapakë biologjikë që gjenden në skajet e kromozomeve të cilat mbrojnë ADN-në në to nga dëmtimi – njësoj si ‘kapakët’ në skajet e lidhësve tanë të këpucëve parandalojnë fërkimin.

Lexo po ashtu Njerëzit që punojnë më shumë se 49 orë në javë pinë më shumë alkool, zbulon studimi

Ato natyrshëm bëhen më të shkurtra ndërsa plakemi, duke çuar në dëmtimin e ADN-së dhe rritjen e rrezikut të zhvillimit të problemeve të tilla si Alzheimer, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Hulumtimet kanë lidhur gjithashtu të pasurit e telomereve më të gjata me pamjen më të re.

Shkencëtarët vëzhguan lidhjen vetëm te njerëzit që pinin të paktën pesë gota të mëdha vere në javë. Shkencëtarët e Oksfordit ekzaminuan të dhënat gjenetike dhe shëndetësore nga 245 mijë të rritur nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar.

Pjesëmarrësit u ndanë sipas gjinisë dhe kishin një moshë mesatare 57 vjeç, për studimin në revistën Molecular Psychiatry. Shumica ishin persona që konsumonin alkool aktualisht. Vetëm tre për qind pretenduan se nuk kishin konsumuar kurrë alkool.

Shkencëtarët kërkuan shënues gjenetikë tregues te pjesëmarrësit që më parë ishin lidhur me konsumimin e alkoolit dhe çrregullimet e alkoolit. Duke analizuar të dhënat, studiuesit gjetën një lidhje të rëndësishme midis konsumit të lartë të alkoolit dhe gjatësisë më të shkurtër të telomereve.

Lexo po ashtu E keni tepruar me alkool? Në Mbretërinë e Bashkuar del në shitje pilula e re që shmang dhimbjet e kokës

Për shembull, ata që pinin rreth 10 gota të mëdha verë, ishin një deri në dy vjet më të vjetër për sa i përket gjatësisë së telomereve sesa ata që pinin më pak se rreth dy gota të mëdha verë.

Pjesëmarrësit të cilët ishin diagnostikuar me një çrregullim të përdorimit të alkoolit, dhe për këtë arsye ka të ngjarë të kenë qenë konsumues të rëndë, u zbulua se kishin telomerë dukshëm më të shkurtër se sa grupet e kontrollit, ekuivalente me midis tre deri në gjashtë vjet plakje biologjike.

Megjithatë, studiuesit zbuluan se lidhja midis shkurtimit të telomereve dhe marrjes së alkoolit u shfaq vetëm për njerëzit që pinin më shumë se pesë gota verë.

Kjo sugjeron që ata që pinë nën këtë sasi nuk do të rrezikoheshin nga shkurtimi i telomereve të lidhura me pijet. /Telegrafi/

Exit mobile version