Në bazë të studimeve që janë bërë deri më tani, është gjetur se coronavirusi mund të mbijetojë deri në nëntë ditë jashtë trupit të njeriut.
Analiza e 22 coronaviruseve të mëparshme, përfshirë SARS dhe MERS tregon se mund të mbijetojë dhe të mbetet infektive edhe nëse nuk është kapur për ndonjë organizëm të gjallë, deri në nëntë ditë në temperaturë dhome, transmeton Telegrafi.
Në raportin e botuar në Journal Infection Hospital, thuhet se ky virus mund të shkatërrohet nga temperatura e lartë dhe dezinfektuesit, që të mos përbëjë më rrezik. Megjithatë, nuk është bërë e ditur, se si vepron coronavirusi në ato rrethana.
“Në Bakër dhe çelik mund të mbijetojë deri në dy orë, por në karton apo plastikë qëndron shumë më gjatë dhe jemi duke shikuar në këtë drejtim”, ka thënë Dr. Rober Redfield.
Bazuar në atë që dihet për coronaviruset e ngjashme, ekspertët e sëmundjes thonë se shpërthimi i ri i virusit, i quajtur COVID-19, është përhapur kryesisht nga një person në tjetrin përmes kollitjes ose teshtitjes. Kontakti me mbetjet fekale, është po ashtu një mundësi e përhapjes së sëmundjes.
Një burrë në Uashington, është viktima e parë e coronavirusit që ka vdekur në Shtetet e Bashkuara. Deri më tani, raportohet se 2,979 njerëz kanë vdekur dhe 86,993 të tjerë janë të infektuar nga coronavirusi në mbarë botën. /Telegrafi/