Site icon Telegrafi

Studimi përmes antitrupave zbulon se 3.4 milionë persona janë prekur me coronavirus në Angli

Rreth 3.4 milionë njerëz në Angli – 6 për qind e popullsisë – kanë pasur kontakt me coronavirusin, me shkallë infeksioni dy herë më të larta në Londër, zbuloi një studim i madh antitrupash.

Një studim masiv i më shumë se 100 mijë njerëzve – për të cilin qeveria britanike thotë se është më i madhi në llojin e vetë në botë – sugjeroi se shtrirja e shpërthimit ndryshonte shumë midis zonave të ndryshme dhe grupeve të popullsisë, raporton bloomberg.

Në Londër, 13 për qind e njerëzve kishin antitrupa ndërsa në jugperëndim të Anglisë ishte më pak se 3 për qind, sipas hulumtimit, të lëshuar nga “Health Departament and Imperial College London”.

Njerëzit nga grupet etnike me ngjyrë, aziatike dhe të tjera, punëtorët e përkujdesjes dhe njerëzit që jetojnë në familje të mëdha ishin ndër më të predispozuarit për t’u infektuar, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi përfshiu 100 mijë banorë që testonin veten në shtëpi për antitrupa të COVID-19 midis 20 qershorit dhe 13 korrikut. Qeveria tha që nuk ka prova të forta që antitrupat sigurojnë imunitet.

Lexo po ashtu Qindra njerëz kanë vdekur nga lajmet e rreme për coronavirusin: Besonin se urina e lopëve dhe dezinfektuesit shëronin COVID-19

Por gjetjet janë domethënëse sepse ka të ngjarë të ndikojnë në vendimet që zyrtarët do të marrin për çfarë lloj kufizimesh janë të nevojshme në të ardhmen, dhe cilat grupe janë në rrezik më të madh.

Studimet e ndara kanë zbuluar gjithashtu se një seri testesh të antitrupave të bëra në shtëpi nuk ishin të besueshme.

Lexo po ashtu Edhe pse nuk janë testuar për virus, disa të vdekur po raportohen si viktima të COVID-19 në New York

Ndryshe, ky studim i mbikëqyrjes do të përsëritet në vjeshtë, ku do të testohen rreth 200 mijë njerëz të tjerë për antitrupa. Qeveria nxiti më shumë njerëz që të regjistroheshin. /Telegrafi/

Exit mobile version