Telegrafi

Studimi i ri: Bentley dhe Porsche janë vetura shumë pak të besueshme

Sipas hulumtimit që ka bërë në vetura “What Car?” dhe “Waranty Direct”, është zbuluar se Bentley dhe Porsche janë dy nga veturat që më së paku mund t’ju besohet.

Veturat shik dhe luksoze – me secilën që kushton mbi 200.000 euro – kanë përfunduar në fund të listës me 38 veturat të punuara si duhet – më së forti.

Boshti dhe suspensioni janë gjetur defekt në 22 për qind të veturave të këtyre markave të shtrenjta.

Zyrtarë të kontrolleve teknike kanë zbuluar se shumë vetura Bentley dhe Porsche janë të dëmtuara shkaku i ndërtimit të dobët, transmeton Telegrafi.

Klima ka qenë problem i pronarëve të këtyre veturave, por që është raportuar nga vetëm tre për qind e tyre.

Listës së veturave më të forta i prinë Honda, në vend të dytë është Suzuki e në vend të tretë Toyota.

Chevrolet është në vend të katërt, kurse top pesëshen e përmbyllë Mazda. /Telegrafi/