Një 20-vjeçare nga Fieri, e cila studionte në Tiranë, i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qytetin Studenti mbrëmjen e së martës, në një nga godinat e konvikteve në kryeqytet.
Sipas burimeve nga policia, Ana Doko është vetëhelmuar duke gëlltitur 4 kokrra fostoksinë për arsye ende të paqarta.
Dyshimet e para janë që studentja e ka kryer veprimin në kushtet e gjendjes së rënduar depresive, ndërsa në pyetje po merren familjarët e saj, shkruan TopChannel.
Ndërkohë, media tjera shqiptare, duke cituar dëshmitarët, rrëfejnë ngjarjen.
Një dëshmitare okulare në vendngjarje i ka thënë JOQ se vajza mund të kishte shpëtuar në rast se shoferi i ambulancës do të kishte ardhur disa minuta më parë.
Ajo thotë se më shpejt erdhën prindërit e viktimës nga Fieri në Tiranë sesa makina e ambulancës.
Nuk dihet se përse vajza e ka kryer këtë veprim në një ditë të veçantë për të, siç ishte edhe ditëlindja e motrës, shkruajnë mediat shqiptare.
“Si ia bëre këtë motrës? Ajo sot kishte ditëlindjen”, – mësohet t’i ketë thënë babai të bijës, e cila ka qenë duke dhënë shpirt.
“Ja që e bëra” – i ka thënë vajza.
“Ndërkohë qe po e hipnin ne ambulance tashme pa ndjenja vajzën, doktoresha i bërtiste shoferit: “Ku ishe!!! Ku ishe !!!! Sa here ti kam rene telefonit”, – citohet të ketë rrëfyer më tej dëshmitarja. /Telegrafi/