Një student iranian është shoqëruar për në stacionin policor, e gjitha kjo pasi i ngjasonte shumë Lionel Messit.
Shumë njerëz të qytetit Hamaden dëshironin fotografi me Reza Parastesh dhe kështu polica e dërgoi atë në stacion dhe ia konfiskuan veturën e tij, e gjitha kjo për të ndalur kaosin dhe për të pastruar komunikacionin, pasi shumë njerëz me të parë atë në rrugë e kishin rrethuar për fotografi.
E gjitha kjo filloi muaj më parë kur babi i sozies së Messit e publikoi një fotografi të tij teksa mbante fanellën e Barcelonës me numër 10.
Parastesh pasi preu flokët dhe rregulloi mjekrën i ngjason shumë yllit argjentinas dhe tashmë ka marrë nofkën ‘Messi iranian’.
I riu iranian gjithashtu është shumë i kërkuar nga mediat për intervista dhe kompani marketingu për reklama të ndryshme. /Telegrafi/