TJ Azodeh nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, vendos nga një tiketë të vjetër në dritaren e makinës, për t’i shpëtuar dënimit për parkim në vend të palejuar.
Sa herë që nuk gjen vend të lirë, studenti i Universitetit të Hustonit e lë makinën në ndonjë skaj që nuk pengon, por nuk harron ta vendosë tiketën e mbështjellë, transmeton Telegrafi.
Në këtë formë, 19-vjeçari pretendon se i ka shpëtuar shumë gjobave, sepse policët po mendojnë se ai tashmë është i dënuar nga ndonjë njësit tjetër.
“Nuk kam kohë të vozisë derisa gjejë parkingun e lirë, prandaj e vë këtë tiketë që e kam marrë para një kohe dhe ata mendojnë se më është vënë gjoba”, ka shkruar TJ në Twitter.
“Ti do të arrish shumë në jetë, jeni i mençur”, është një nga komentet që ka marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/