Një student 18-vjeçar amerikan fitoi një garë prej 100 metrave sprint me një kohë që është vetëm 0.4 sekonda më e ngadaltë se rekordi botëror i Usain Bolt.
Matthew Boling udhëhoqi garën e pabesueshme spirt në 100 metra duke e përfunduar atë për 9.98 sekonda dhe duke lënë jashtë gare të gjithë të tjerët në garën e mbajtur në Houston të Teksasit.
Për fat të keq për studentin e Strake Jesuit College Prep, koha e tij nuk do të klasifikohet si një rekord zyrtar, edhe pse është më e shpejta që çdo amerikan nën moshën 20-vjeçare ka arritur ndonjëherë.
Boling ka pseudonimin “White Lightning” apo “Rrufeja e bardhë” dhe me këtë lloj shpejtësie në dispozicion të tij, ju mund të dalloni pse quhet kështu.
Matthew Boling runs the fastest 100m in high school HISTORY (9.98 seconds)! 🤯 👏
(🎥: @Texan_Live) pic.twitter.com/PcHORpzkQy
— theScore (@theScore) April 30, 2019
Studenti i ri synon të kualifikohet për vendin e tij në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe nëse ai vazhdon me përparimin e tij siç është duke shkuar, pak do të ktheheshin kundër tij në arritjen e këtij qëllimi.
Megjithatë, rekordi zyrtar për amerikanët nën 20-vjeç në sprintin 100 metra ende i përket Trentavis Friday, i cili vrapoi distancën për 10 sekonda në vitin 2014.
Në anën tjetër, rekordi zyrtar i atletit të pensionuar, Usain Bolt, në 100 metra sprint është 9.58 sekonda. /Telegrafi/