Të gjithë e kanë në kujtime së paku një mësimdhënës, i cili është munduar që të jetë sa më kreativ, në mënyrë që nxënësi të kuptojë gjithçka.
Në një llogari në Twitter, janë mbledhur fotografi që i tregojnë profesorët, që e kanë ngritur kreativitetin në një nivel shumë më të lartë, transmeton Telegrafi.
Prej profesorit të historisë që është veshur si kalorës mesjetar, te një mësuese që ka veshur kostum që shfaqë organet e brendshme të njeriut, janë disa nga këta punonjës arsimit.
Meqenëse nxënësit e tij vonoheshin gjatë tërë kohës, një profesor ka shkuar në orën mësimore i veshur vetëm me pizhame.
Madje, këtë e ka përsëritur edhe njëherë, ndërsa të nesërmen më askush nuk është vonuar.
Për të qenë studentët më të vëmendshme, një profesor ka shpjeguar duke e përdorur shpatën që ndriçon, kurse një tjetër e ka vënë në zjarr një insekt që lëvizte në tavan dhe u humbiste vëmendjen nxënësve.
Më poshtë janë edhe disa profesorë, që me veprimet e tyre kanë bërë që lënda që e ligjërojnë të jetë sa më e kapshme për studentët. /Telegrafi/