Organizata studentore “Reforma”, nëpërmjet një komunikate për media thekson se ka arritur qëllimin që të anulojë vendimin për bursat nga ana e Ministrisë së Arsimit.
“Pas aktiviteteve të njëpasnjëshme me Këshillin e Studentëve të Fakultetit të Arteve të Bukura, duke mos shikuar diell as shi në çfarëdo kohe, të gjithë së bashku, morëm rrugën për të kundërshtuar vendimin e MASHT’it, për ndarjen e bursave”, thuhet në komunikatë.
Sipas tyre, qëllimi ishte gjithë-përfshirja, dhe ky qëllim është arritur sot.
Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka njoftuar sot se ka tërhequr vendimin për bursa ndonëse sipas tij ai vendim ishte i drejtë.
Bytyqi ka thënë se ishte presioni ai që e detyroi që të tërhiqet. /Telegrafi/