Telegrafi

Studentët theren me thika në Tiranë

Katër të rinj janë konfrontuar me njëri-tjetrin në një sherr verbal që ka përfunduar në përdorimin e thikave në sheshin “Nënë Tereza”, përballë Presidencës së Shqipërisë.

Studentët e Politeknikut dyshohet se janë grindur për motive banale. Ata janë plagosur me thikë, dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore me ambulancë.

“Më datë 08.05.2018, rreth orës 11:40 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Ata janë jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/