Jonida Vokshi thotë se studentët e saj e duan aq shumë si profesoreshë, sa duan që orët e saj të mos përfundojnë kurrë.
Bukuroshja e Digitalb, veç karrierës si aktore dhe si prezantuese televizive, i ka hyrë edhe jetës akademike, si profesoreshë në degën e Dramës pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.
Aktorja e serialit “O sa mirë”, e ka zbuluar këtë në programin “6 ditë pa Ermalin”. Ajo ka thënë se jeta e saj jashtë kamerave u dedikohet studentëve dhe leksioneve për ta në auditorin e Universitetit të Arteve.
Jonida thotë se kjo është një eksperiencë që e kënaq, edhe për faktin se studentët e duan shumë.
“Madje, pas përfundimit të orëve të leksionit, ata më kërkojnë të vazhdoj të qëndroj me ta, nëse nuk kam ndonjë gjë tjetër për të bërë”, ka thënë ajo, transmeton Panorama. /Telegrafi/