Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip do të regjistrojë gjeneratën e re të studentëve përmes platformës së re elektronike e cila sot është prezantuar para opinionit publik, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nxënësit e shkollave të mesme të cilët dëshirojnë të regjistrohen në ndonjërin nga fakultetet këtë do të mund ta bëjnë përmes platformës duke i vendosur të dhënat e tyre personale, pas së cilës do tu përgjigjen pyetjeve që kanë të bëjnë me maturën shtetërore.
E tërë procedura e pagesës po ashtu do të jetë elektronike, por megjithatë për regjistrimet studentët e rinj do të duhet të paraqiten personalisht në fakultetet amë./Telegrafi/