Telegrafi

Studentët kosovarë krijojnë një pasaportë të veçantë për Ditën e Evropës (Video)

Në Ditën e Evropës, disa studentë kosovarë realizuan një aktivitet mjaft të veçantë.

Ata dolën tek sheshi ‘Skenderbeu’ në Prishtinë ku me vete patën një pankartë të madhe në të cilën ishte realizuar ‘Pasaporta’.

E për këtë aktivitet studenti And Arifi ka thënë se ky aktivitet është vazhdimësi i disa aktiviteteve të realizuara më herët.

“Pra po flasim për mos-liberalizimin e vizave si një padrejtësi që i bëhet shtetit tonë si të vetmit në Ballkan.Në kuadër të këtij aktiviteti ne kemi bërë një Pasaportë e cila nuk ka aspak vlerë dhe këtu e kemi ilustruar me disa fotografi që japin mesazhin e tyre dhe ku shohim se historia e Kosovës ishte edhe në vitin 2015 kur ndodhi edhe eksodi i madh, se si kanë ndodhur raste ku për shkak të mos mundësisë së lirisë së vizave kanë ndodhur shumë raste të ndryshme.Ka pas njerëz që janë larguar për një jetë më të mirë dhe shohim mundësi të tjera po që se do të kishim vizat”, ka thënë Arifi.

Sipas tij si studentë e kanë ndjerë të nevojshme që sot të bëjnë një paraqitje të tillë.

Të rinjtë në këtë rast i ka përshëndetur edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj./Telegrafi/