Telegrafi

Studentët flasin për kushteve e studimeve në UP (Video)

Mungesa e hapësirës së duhur për vijimin e ligjëratave, numri i madh i studentëve në disa njësi akademike, studime më shumë mbi bazën teorike dhe shumë e mangët në atë praktike, janë vetëm disa nga problemet, me të cilat ballafaqohen studentët e Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Universiteti i Prishtinës i ka 17 fakultete, nga të cilat 14 janë fakultete akademike, ndërsa tre janë fakultete të shkencave të aplikuara.

Numri i studentëve në Universitetin e Prishtinës nga viti në vit ka shënuar rritje, aktualisht në këtë universitet studiojnë mbi 45 mijë studentë.

Në rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, jepen mendimet e disa prej studentëve, të cilët studiojnë në njësi të ndryshme akademike në Universitetin e Prishtinës.

Intervistat me ta mund t’i dëgjoni duke klikuar: KËTU.