Telegrafi

Studentët e shqetësuar me tualetet e ri, që e kanë tërë murin me xham (Foto)

Tualetet e ri në Universitetin Hunan të Kinës, po i shqetësojnë studentët që duhet të kryejnë nevojën aty.

Xhami i tejdukshëm që zëvendëson murin, nga dyshemeja deri në tavan, po del të jetë shumë bezdisës për shfrytëzuesit e nevojtores, transmeton Telegrafi.

Studentët kanë postuar fotografi në rrjete sociale, ku ankohen për meremetimet që kanë bërë më shumë dëm se dobi.

Megjithëse është thënë se nga jashtë nuk shihet asgjë, kryerjen e nevojës në këtë vend ata po e konsiderojnë si të parehatshme. /Telegrafi/