Site icon Telegrafi

Studentët e artit dështojnë ta njohin piktorin e njohur, sepse shpenzojnë shumë kohë duke lexuar libra!

Shumica e studentëve pritet të vlerësohen për kalimin e kohës së studimeve duke lexuar çdo libër për temën e caktuar. Por, kalimi i kohës së madhe veç duke lexuar i bën studentët e artit të paaftë që të identifikojnë një nga piktorët më të mëdhenj në botë.

Bendor Grosvenor, historian arti dhe prezantues televiziv, ka thënë se vetëm një student në një klasë prej 40 studentëve në një nga universitetet kryesore të Britanisë së Madhe, ka qenë në gjendje të identifikojë punën e Titianit – piktorit më të madh të shekullit të XVI.

“I pyeta çfarë kishin bërë të gjithë vitet e fundit? ‘Leximi’, ishte përgjigjja entuziaste. Këshilla ime ishte: ndalni së lexuari për art, shko shihni art”, tha ai.

Grosvenor paralajmëron se derisa titulli në historinë e artit ofron bazë të vlefshme të njohurive, mungojnë përgatitjet punën praktike në botën e artit – në galeri, muze apo shtëpi të ankandit. Ndërsa, shumica e studentëve janë shprehur se duan të jenë shitës të veprave të artit.

“Mjerisht, veç studenti që diti të identifikojë Titianin donte diçka tjetër”, shton ai.

Janë dy universitete në Britani që ofrojnë tituj në historinë e artit ku përfshihen kurset për vlerësimet kritike të artit. Një nga to udhëhiqet nga Luke Uglow nga Universiteti i Mançesterit. Sipas tij, Titiani është një nga piktorët më të mëdhenj që ka jetuar në botë.

“Megjithatë, puna e Titianit s’është ikonike sa e Michelangelos, ndaj nuk do të habitem nëse publiku i gjerë nuk mund të njohë një nga pikturat e tij. Por, për studentët e historisë së artit ky është zhgënjim”, thotë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version