Site icon Telegrafi

Studentët dhe pensionistët në Maqedoni edhe këtë vit do të udhëtojnë pa para me tren

Studentët dhe pensionistët edhe këtë vit do të mund të udhëtojnë pa para me tren për shkak se projekti nuk do të ndërpritet. Trenat e ri të cilët e kanë përmirësuar kualitetin e shërbimeve dhe udhëtimi pa para për studentët dhe pensionistët, ka ndihmuar që për një vit të rritet për 200% numri i udhëtarëve në hekurudha, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga hekurudhat vitin 2016 e vlerësojnë si vit solid, por jo më i mirë se viti 2015. Nëse nuk do të ndodhte greva katërmujore nga ana e Greqisë dhe kriza financiare në vitin 2016, ndoshta do të ishte viti më i mirë, u shpreh Kostov, nga Drejtoria e Hekurudhave të Maqedonisë.

Ai gjithashtu tha se investimet dhe projektet e reja kanë reduktuar ndjeshëm numrin e aksidenteve dhe vdekjeve në transportin hekurudhor./Telegrafi/

Exit mobile version