Në kuadër të Shkollës së Etikës së Gazetarisë (moduli i dytë) i organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara në Kosovë (KMShK), një grup studentësh kanë vizatuar median online Telegrafi.com
Studentët e Shkollës së Etikës së Gazetarisë kanë parë nga afër punën e gazetarëve, redaktorëve dhe pjesës tjetër të stafit të Telegrafit.
Gjatë vizitës ata janë njoftuar për punën në redaksi, etikën, raportimin në kohë reale duke respektuar Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës.
Studentët janë informuar nga kryeredaktori Muhamet Hajrullahu për raportimin profesional dhe të paanshëm në kohë reale si dhe për sfidat që kanë gazetarët e mediat në Kosovë.
Ndryshe, të martën në Prishtinë ka nisur moduli i dytë i Shkollës së Etikës së Gazetarisë, organizuar nga KMShK-ja.
Gjatë tri ditëve, vijuesit e shkollës, të cilët janë studentë të gazetarisë dhe gazetarë të rinj, do të bashkëbisedojnë me gazetarë me përvojë nga mediat kosovare. Ata do të diskutojnë për etikën gjatë punës së tyre të përditshme, veçmas në gazetari hulumtuese dhe gjatë situatave të krizës.