Telegrafi

Struci përpiqet ta sulmoj gjirafën – xhirohet momenti qesharak kur gjirafa e shkelmon atë

Një video qesharake ka shfaqur momentin kur një gjirafë shkelmonte një struc që po përpiqej ta sulmonte.

Pamjet fillojnë me strucin që ndjek nga afër gjirafën në kopshtin zoologjik të St. Louis, përpara se të struci të shkonte drejt kafshës së gjatë, teksa zogu përplaste krahët në mënyrë të ashpër.

Si kundërpërgjigje, gjirafa e shkelmoi me qetësi strucin me këmbën e pasme, duke e rrëzuar në tokë zogun jo-fluturues, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Struci mund të shihej duke pasur vështirësi për t’u ngritur në këmbë si pasoj e këtij shkelmi.

Por pak momente më vonë, struci u përpoq t’i afrohej përsëri gjirafës – vetëm për të ikur dhe për t’u përplasur me një mur. /Telegrafi/