Kevin Strootman nuk është i interesuar të largohet nga Roma për tu bashkuar me Juventusin në këtë verë.
Bianconerët kanë qenë të lidhur me mesfushorin këtë verë dhe e duan në skuadër sikurse që bën me Miralem Pjanicin verën e shkuar.
Diferenca mes tij dhe boshnjakut është se lojtari nuk ka klauzolë për ta thyer, sikurse që kishte boshnjaku.
Klauzola e tij prej 45 milionë eurove ishte valide vetëm deri më 1 gusht.
Sipas SportMediaset, interesimi nga Juve vazhdon, por holandezi u ka thënë klubit se nuk e dëshiron largimin.
Pas fjalëve të tij klubi ka vendosur që të mos e shes, duke i mbyllur përfundimisht dyert Juves. /Telegrafi/