Mesfushori i Romës, Kevin Strootman ka theksuar se nuk ka biseduar me askënd nga Juventusit, pas fjalëve të shumta të mediave për një transferim të tij.
Strootman ka qenë shumë i lidhur me një transferim të Zonja e Vjetër në këtë afat kalimtar, ku theksohej se Juventusi ka ofruar 30 milionë për shërbimet tij.
Megjithatë, mesfushori holandez i ka mohuar kontaktet me Juventusin, duke thënë se nuk ka biseduar me askënd dhe po mendon vetëm për Romën.
“Juventusi? Unë nuk kam biseduar me askënd. Nëse ju shkruan diçka, nuk do të thotë t’ju përgjigjem gjithmonë”, ka thënë fillimisht Strootman.
“Jam duke menduar vetëm për Romët, jam gjithmonë në fushë, trajnim me shokët e skuadrës, dhe nuk kam për t’iu përgjigjur gjithçkaje”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/