NATO ka shpërndarë foto nga stërvitja e përbashkët “Strong Balkan” e organizuar në Shqipëri
Operativët e forcave speciale nga tetë vende të NATO-s janë stërvitur së bashku në Shqipëri në një organizim të madh ushtarak.
“I organizuar nga Forcat e Armatosura Shqiptare, ishte një mundësi për ushtarët që të mësonin nga përvojat e njëri-tjetrit, duke përmirësuar aftësinë e tyre për të punuar në mënyrë efektive së bashku në skenarë operacionalë kompleksë”, shkruan NATO.
Kombet pjesëmarrëse në stërvitje ishin Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Turqia dhe Bosnja dhe Hercegovina si vëzhguese. /Telegrafi/