Site icon Telegrafi

Stresi: Zoti është një, vetëm atij i frikohem

Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj – Stresi, vazhdon të jetë mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Duke qenë se periudha e izolimit ka bërë që të pezullohen të gjitha aktivitetet e tij, reperi ka shfrytëzuar çasjen në rrjetet sociale për të qenë më pranë fansave.

Teksa njihet për stilin e tij gangster dhe trim, në postimin e fundit ai e vuri sërish në dukje se vetëm Zoti është ai nga i cili ka frikë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Stresi publikoi një video në InstaStory të realizuar në ambient të hapur, nën efektet e filtrave më të ri të Instagramit, atë të ngjyrosjes me ngjyrën vjollcë të ambientit ku po xhiron.

Foto: Stresi/InstaStory

“Zoti është një, veç atij i frikohem”, kanë qenë fjalët e reperit në mbishkrimin e kësaj videoje.

Megjithëse koncertet janë të ndaluara në këtë periudhë, reperi ka vazhduar të punojë në projekte të reja muzikore, që do të jenë shumë shpejt të gatshme për fansat. /Telegrafi/

Exit mobile version