Stresi është një prej banorëve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Pasditën e së martës, ai zhvilloi një bisedë të gjatë me banorët e tjerë të shtëpisë: Xhuli Nura, Getinjo dhe Gjon Karrica.
E së fundmi Stresi në Big Brother VIP Kosova ka treguar që nuk ka shok besnik në ditët e sotme.
“Unë kam kaluar shumë në jetë. Ekstrem ekstrem. Kam provuar shoqëri. Kam menduar që Geti nuk ka dost më të ngushtë se Geti. E kam lënë shpirtin për të. Kam lënë gjithçka. Tjetër kategori po. Unë po mendoj sot nuk ka shok besnik përveç vëllait”, u shpreh ai.
“Një shok i yti mund të rrij me ty pesë vite vetëm për një qëllim. Mua më ka vërtetuar jeta që sot për sot unë asnjë shok nuk e kam. Kam shokë të ngushtë, por vjen jeta që ka me prish këtë dyqysh. Që dikur ka me ta thy zemrën”, thotë tutje artisti.
https://www.youtube.com/watch?v=_qg__yMafWo
Big Brother VIP Kosova filloi të hënën (5 dhjetor) dhe konkurrentët garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/