Hip hop ylli nga Shqipëria, Stresi, do të publikojë shpejt projektin e tij të ri.
Ai ka konfirmuar pjesëmarrjen në “Kënga Magjike 2017” me një projekt të ri.
Dhe për këtë paraqitje ai ka paralajmëruar një shou të madh.
Për këtë shou ai është përgatitur me një tatuazh të kokës së një tigri.
Kjo simbolizon egërsinë që ka reperi ndaj rivalëve të tij dhe këtë pritet ta shfaqë edhe në “Kënga Magjike”.
Stresi ka kohë që s’ka publikuar projekt të ri teksa është shfaqur së fundmi edhe në Prishtinë me Albert Krasniqin, shokun e tij.
Stresi njihet për rivalitetin me grupin e Noizyt, OTR dhe përplasjet e tyre si në këngë si në rrugë me sulme ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/