Jehona që morën në të gjitha mediat dy vajzat shqiptare na shtyn të kërkojmë akoma edhe më shumë për to. Brunia Irida Oxa dje në një postim në profilin e saj në Instagram, shprehej shumë e indinjuar nga reagimet e shqiptarëve duke shkruar se e gjithë Europa e komplimenton, ndërkohë që shqiptarët e shajnë.
Por, këtë herë Stresi ka qenë ai që ka nxjerrë të vërteta të tjera rreth vajzës. Arkimend Lushaj ka shkruar para pak minutash pranë Jetaoshqef.al, duke na treguar detaje të tjera rreth të kaluarës së Iridës. Sipas tij Irida ka qenë më parë pjesë e bandës së tij si dhe e dashura e një prej anëtarëve të bandës Emiliano Bunës.
” Tifozja kuq e zi Ka qen pjes e bandes Bad Boy 4 Life Nje prej antareve Pa Kufijt Djemt e mi. Mos tna boje si e virgjer”, ka thënë Stresi ndërkohë ka dërguar edhe foto për të vërtetuar ato që thotë.