Site icon Telegrafi

Stresi vjen në bashkëpunim me Erik Lloshin (Foto)

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, së shpejti do të vijë me projektin e tij më të ri.

“S’jam i asaj” titullohet kënga më e re e reperit, të cilën do ta sjellë në bashkëpunim me këngëtarin Erik Lloshi, transmeton Telegrafi.

Kënga është e punuar në studion e Kledi Bahitit dhe do të vijë e realizuar me videoklip nga produksioni “Max Production”.

Dyshja ka zgjedhur qytetin e Sarandës për të bërë xhirimet e videoklipit, të cilat tashmë kanë përfunduar dhe shumë shpejt do të jet gati për publikim. /Telegrafi/


Exit mobile version