Reperi Stresi ka rrëmbyer së fundmi vëmendjen e mediave, për shkak të kundërshtimeve të tij të forta për ngjarjen e paprecedentë të Klodian Rashës.
25-vjeçari i ndjerë u vra nga forcat e rendit për mos-mbajtje të maskës – ngjarje kjo e cila ka shkaktuar trazira të mëdha në mbarë Shqipërinë.
Protesta të shumta në Tiranë dhe reagime të figurave publike kanë qenë kryefjala e mediave shqiptare këto ditë.
Teksa kritikoi kolegët e tij nga Kosova që sipas tij nuk e kanë ngritur zërin sa duhet për këtë çështje, Stresi nuk është ndalur duke sulmuar edhe disa figura tjera publike të njohura në Shqipëri.
Bëhet fjalë për prezantuesit Ermal Mamaqi dhe Alketa Vejsiu, të cilët i ka përmendur në postimin e tij të fundit në Instagram, ku ndër të tjerash është shprehur për ta si figura që i binden pushtetit.
Ndër të tjerash ai citon fjalët “Jam rebel i lindur”, duke theksuar kështu se nuk është i gatshëm t’u bindet forcave të rendit, kur është në pyetje kërkesa për drejtësi. /Telegrafi/