Site icon Telegrafi

Stresi uron Sali Berishën për ditëlindjen e 76-të: Shpresa vdes e parafundit, i fundit vdes ti

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, feston sot (e enjte) ditëlindjen e tij të 76-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, rrethi dhe familja, teksa vendosi që një ditë si kjo ta shënojë përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

Sali Berisha pozoi krah bashkëshortes së tij, Lirie Berisha, teksa në mbishkrimin e fotografisë u shpreh i lumtur që sot mbushi 76 vjet.

“Miq, sot 76 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit, familjes dhe të gjithe atyre që me dashurinë, miqësinë, besimin dhe mbështetjen kanë qenë dhe janë eleksiri i udhëtimit tim jashtë imagjinate 76 vjeçar. Zoti ju bekoftë!“, ka shkruar Berisha në Facebook.

Një urim i përzemërt për doktorin shkoi edhe nga reperi i njohur tropojan, Arkimed Lushaj – Stresi, i cili publikoi të njëjtën fotografi në rrjetet sociale.

“Shpresa vdes e parafundit i fundit vdes ti … Qofsh i lumtur përgjithmonë u bëfsh 1000 vjeç. 76 si 46”, shkroi Stresi në rrjetin social Instagram.

Si rrjedhojë, të shumta kanë qenë urimet për ditëlindjen e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit shqiptar në hapësirën për komente. /Telegrafi/

Exit mobile version